“Të bëjmë llogaritë mirë, s’jemi favoritë”, trajneri i Polonisë paralajmëron skuadrën: Shqipëria ka potencial të madh
Te Polonia janë të bindur se janë ata favoritët për ndeshjen ndaj Shqipërisë, takim ky i vlefshëm për Play off të Botërorit. Trajneri i polakëve, Jan Urban nuk mendon kështu, teksa shprehet se kuqezinjtë janë kombëtare me potencial të madh dhe kanë lojtarë me cilësi.
“Shqipëria është një kombëtare me potencial të madh. Mendoj se janë përmirësuar shumë krahasuar me vitet e kaluara. Ata kanë një skuadër, e cila luan shumë mirë në mbrojtje dhe pëson shumë pak gola.
Ata kanë shumë lojtarë, të cilët luajnë në Itali dhe kanë të zhvilluar shumë lojën e mbyllur. Do të na duhet të bëjmë llogaritë mirë. Nëse dikush më thotë se në këmbim të një loje të dobët nga ana jonë do të marrim kualifikimin unë e pranoj”, tha Jan Urban.
