Ters për mesfushorin e kombëtares, dëmtohet sërish dhe mbyll sezonin
Mesfushori i kombëtares, Medon Berisha ka mbyllur sezonin. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Berisha, i cili pritej të rikthehej nga dëmtimi, është lënduar sërish së fundmi, gjatë një seance individuale.
“Leçe njofton se lojtari Medon Berisha pësoi një dëmtim në muskulin e djathtë të femurit të mbrapsëm gjatë seancës stërvitore individuale të së shtunës së kaluar.
Sot, lojtari iu nënshtrua një kontrolli instrumental, i cili zbuloi një këputje në tendinin e djathtë. Fatkeqësisht, ky dëmtim ndodhi në një zonë të ndryshme nga ajo e prekur nga dëmtimi i mëparshëm dhe ndodhi gjatë një faze stërvitjeje të kujdesshme ri-atletike të ndërmarrë së fundmi pas testeve të fundit të kënaqshme instrumentale.
Lojtari do t’i nënshtrohet një konsultimi te një specialist në Finlandë të mërkurën e ardhshme me profesor Lempainem për të vlerësuar mundësinë e ndërhyrjes kirurgjikale, e cila do të kryhet të enjten. Sidoqoftë, lojtari nuk ka gjasa të kthehet gjatë sezonit aktual”-shkruan klubi.
