“Ja pse zgjodha Shqipërinë dhe jo Kosovën”, Pllana rrëfehet në Poloni: Japim shpirtin për Botërorin
Bujar Pllana vendosi që t’i bashkohej familjes kuqezi. Mbrojtësi 24-vjeçar i lindur në Mitrovicë la përfaqësimin e grupmoshave të Kosovës për të veshur fanellën e Kombëtares së Shqipërisë. Pllana, lojtar i Lechia Gdansk, foli në Poloni për ndeshjen e Play Off të Botërorit me 26 mars.
“Nuk kam folur ende me Silvinjon. Kisha kontakte vetëm me federatën pasi ata po më ndiqnin në ndeshjet e mëparshme. Ndoqa zemrën time. Ka qenë ëndrra ime që kur isha fëmijë. Unë jam rritur duke parë ekipin kombëtar të Shqipërisë. Tani jam i lumtur që bëhem pjesë e saj”, tha Pllana në intervistën e tij në fundjavë.
Sipas tij, nuk ka rëndësi edhe nëse do të luajë apo jo në ndeshjen ndaj Polonisë apo në atë pasardhëse. “Gjëja më e rëndësishme është të shkoj në kampin stërvitor dhe të tregoj më të mirën. Më pas të shohim se çfarë do të ndodhë”, vijoi mbrojtësi i cili më pas foli për shanset e Shqipërisë për të dalë me rezultat pozitiv nga ndeshja në Varshavë.
“Në futboll nuk i dihet kurrë çfarë mund të ndodhë. Po e shohim këtë sot në kampionatin polak, i cili është shumë interesant dhe çdokush mund të mposhtë këdo. Në futboll, nuk mund të supozosh që dikush është favorit. Çdo gjë është e mundur. Ne do të bëjmë më të mirën për të shkuar në finale.
Ju keni një ekip të mirë dhe lojtarë të mirë, por edhe këtu është e njëjta gjë. Ne kemi lojtarë që luajnë në ligat më të mëdha. Në Shqipëri, të gjithë janë entuziastë rreth kësaj ndeshje, shumë të fokusuar. Ne e kuptojmë sa e rëndësishme është kjo ndeshje. Jemi përmirësuar në vitet e fundit, siç e kemi parë në Kampionatin Europian. Po përmirësohemi me çdo ndeshje që luajmë
