Tue, Mar 24, 2026

Si ndalet Lewandowski? Vata: S’ka formulë, por duhet të luajmë me zgjuarsi në mbrojtje

Si ndalet Lewandowski? Vata: S’ka formulë, por duhet të luajmë me zgjuarsi në mbrojtje
  • PublishedMarch 24, 2026

Polonia dhe Shqipëria përballen me njëra tjetër në 26 mars në ndeshjen e Play Off të Botërorit. Në intervistën për Sport News në News 24, legjenda kuqezi Rudi Vata i është përgjigjur pyetjes së gazetares Trevisa Tufa, në lidhje me mënyrën si mund të ndalet Robert Lewandowski.

“Për të mbrojtur Leëan është e vështirë, pasi ka cilësi natyrale që gjendet aty për golin. Sado që të mendosh, atij i duhet vetëm një shans për të shënuar. Është “gjahtar” i sulmit, është lojtar që ka fizik si një 20-vjeçar. Vazhdon me të njëjtin ritëm dhe me të njëjtin mentalitet. Loja do bazohet te Lewa, aty motivohet edhe grupi pasi është ylli i skuadrës. Nuk ka formulë për të mbuluar Lewa. Duhet të eleminojmë “ushqimin” që do i jepet atij”.