Tue, Mar 24, 2026

Sulmi për ndeshjen e Play Off, Vata: Ai e njeh mirë Poloninë, lojtar lider, duhet aktivizuar

Sulmi për ndeshjen e Play Off, Vata: Ai e njeh mirë Poloninë, lojtar lider, duhet aktivizuar
  • PublishedMarch 24, 2026

Ish-lojtari i Kombëtares, Rudi Vata, në një intervistë për Sport News në News 24, tregoi këndvështrimin e tij për aktivizimin e mundshëm të Muçit ndaj Polonisë.

Pikëpyetja më e madhe që kanë tifozët kuqezi është roli i Ernest Muçit në këtë takim. Si mendon Vata, a do të guxojë Sylvinho, a do t’i besojë një fanellë titullari?

Muçi e njeh mirë mentalitetin polak. Ai ka marrë një lloj edukimi në shkollën polake. Ka patur një lëvizje të rëndësishme nga Legia te Besiktasi. Ka ruajtur vazhdimësinë, është bërë lider absolut te Trabzonspor. Është lojtari më i njohur te kombëtarja.