Eleminimi nga Polonia, Laçi: E vështirë ta pranojmë, rezultati nuk ishte i drejtë
Mesfushori i kombëtares, Qazim Laçi dha opinionin e tij pas humbjes 2-1 me Poloninë.
“Personalisht jam pafjalë. Jam shumë krenar për çunat, në përgjithësi kemi bërë ndeshje të mirë. Nuk besoj se e meritojmë këtë rezultat. Duhet të mbajmë kokën lart, mos të harrojmë se nuk kemi arritur asnjëherë në këtë fazë. E vështirë ta pranojmë, por duhet të ecim përpara. Ju e keni parë ndeshjen nga jashtë, cili ekip e meritonte. Patëm dhe dy rastet e humbura. Nuk do them na paralizuan, por pas asaj kemi pësuar çdo gol. Dhe kështu ishte.
Personalisht mendoj se fitoi ekipi që nuk e meritoi. Pavarësisht dy golave që kishte Polonia, nuk mbaj mend ndonjë rast tjetër”-tha ai.
