Sat, Mar 28, 2026

David Beckham “i thyer” pas përçarjes me të birin, çfarë po ndodh në familje?

David Beckham “i thyer” pas përçarjes me të birin, çfarë po ndodh në familje?
  • PublishedMarch 28, 2026

Ish-futbollisti i njohur, David Beckham, po kalon një nga momentet më delikate në jetën e tij personale. Sipas raportimeve të fundit nga mediat ndërkombëtare, marrëdhënia e tensionuar me djalin e tij të madh, Brooklyn Beckham, ka ndikuar ndjeshëm në gjendjen e tij emocionale.

Burime pranë familjes, të cituara nga RadarOnline, bëjnë të ditur se Beckham po përballet me një presion të fortë psikologjik, duke reaguar më ndjeshëm se zakonisht edhe ndaj situatave të përditshme. Sipas tyre, ish-ylli i futbollit është thellësisht i prekur nga kjo përçarje familjare.

“Ai nuk mund të ndalojë së qari, edhe për gjërat më të vogla,”- citohet të kenë thënë burimet, duke theksuar se kjo situatë ka prekur jo vetëm atë, por të gjithë familjen Beckham.

Tensionet janë reflektuar edhe publikisht. Një moment i ngarkuar emocionalisht u vu re gjatë një koncerti të djalit tjetër të familjes, Cruz Beckham. Gjatë performancës së këngës “Loneliest Boy”, që sipas disa raportimeve lidhet me marrëdhënien e komplikuar me vëllanë e tij, Cruz u shfaq dukshëm i emocionuar dhe pati vështirësi të përmbante lotët.

Dëshmitarë okularë për RadarOnline përshkruan atmosferën si tejet të rënduar: “Ishte sikur koha ndaloi. Nuk ishte thjesht një performancë, por një moment shumë personal për familjen.”

Në ato çaste, Victoria Beckham ndërhyri për të përqafuar të birin në skenë, një gjest që u interpretua si mbështetje në një moment të vështirë për familjen. Sipas të njëjtave burime, situata mbetet e tensionuar dhe larg zgjidhjes.

“Ai është i shkatërruar. Gjithçka që ka ndodhur ka dalë në sipërfaqe,”- thuhet në raportime.

Ndërsa fansat vazhdojnë të ndjekin me shqetësim zhvillimet, mbetet për t’u parë nëse familja Beckham do të arrijë të kapërcejë këtë krizë dhe të rikthejë harmoninë që dikur i karakterizonte.