Sat, Mar 28, 2026

Ish-konkurrentja e “Përputhen: U përballa me personin që më ngacmoi seksualisht

Ish-konkurrentja e “Përputhen: U përballa me personin që më ngacmoi seksualisht
  • PublishedMarch 28, 2026

Ish-konkurrentja e emisionit “Për’puthen”, Melisa Lleshi, ka bere një rrëfim personal në “S’e Luan Topi”. Në këtë intervistë , ajo ka zgjedhur të flasë hapur për periudhat më të vështira të jetës së saj, duke prekur tema delikate si traumat e fëmijërisë dhe sfidat me shëndetin mendor pas famës.

Melisa tregoi se një nga plagët më të rënda që ka mbajtur brenda vetes lidhet me përjetime të vështira që nga fëmijëria, përfshirë edhe episode të ngacmimit seksual, të cilat kanë ndikuar thellë në gjendjen e saj emocionale ndër vite. Ajo theksoi se përballja me këto trauma nuk ka qenë aspak e lehtë dhe ka kërkuar shumë forcë dhe punë të vazhdueshme me veten. Në rrëfimin e saj, ajo ndalet edhe te periudha pas daljes nga “Për’puthen”, kur fama e papritur dhe presioni publik e çuan drejt një gjendjeje të rënduar psikologjike.

“Isha në fazat e para të depresionit dhe kam kaluar gjëra që nuk dua t’i ndaj me të tjerët. Ishte një ngarkesë shumë e madhe dhe unë nuk isha e përgatitur, nuk isha gati ta përballoja,” – u shpreh Melisa.

Megjithatë, ajo tregon se një hap i rëndësishëm në rrugëtimin e saj ka qenë kërkimi i ndihmës profesionale. Sipas saj, terapia dhe puna e vazhdueshme me shëndetin mendor dhe atë shpirtëror e kanë ndihmuar të çlirohet gradualisht nga pesha emocionale dhe të rifitojë ekuilibrin.

“Kam marrë ndihmë profesionale, kam punuar dhe vazhdoj të punoj me veten time. Është një proces që kërkon kohë, por është shumë i nevojshëm,”-shtoi ajo.