Sat, Mar 28, 2026

“Kam punuar me bimët…”, hyrja ndryshe e Elvis Pupës në Ferma VIP 3

“Kam punuar me bimët…”, hyrja ndryshe e Elvis Pupës në Ferma VIP 3
  • PublishedMarch 28, 2026

Aktori i njohur Elvis Pupa është bërë pjesë e edicionit të tretë të spektaklit “Ferma VIP”, duke sjellë një hyrje që nuk kaloi pa u vënë re.

I njohur si një nga figurat që ka sjellë për herë të parë në Shqipëri zhanrin e “Stand Up Comedy”, Pupa u prezantua për publikun dhe banorët e tjerë përmes një klipi ku ndau disa detaje personale dhe të përditshme. Në këtë video prezantuese, ai u shpreh me humor: “Pjata ime e preferuar është pilaf me pak kosë e qepë të njoma”.

Më tej, nga ambientet e një prej serave të fermës, aktori foli edhe për një temë më konkrete, duke prekur çështjen e rritjes së çmimeve. “Mirë do ishte të mbillnin e disa perime sepse çmimet janë rritur shumë kohët e fundit”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se do të jetë aktiv edhe në punët e përditshme të fermës.

Hyrja e tij në spektakël u shoqërua me muzikë tallava, duke i dhënë momentit një atmosferë festive dhe energjike. Nën këto tinguj, Elvis Pupa u bashkua me fermerët e tjerë, duke nisur kështu zyrtarisht rrugëtimin e tij në këtë format.

Pjesëmarrja e tij pritet të sjellë jo vetëm momente argëtuese për publikun, por edhe dinamika të reja brenda fermës, duke qenë se ai njihet për natyrën e tij spontane dhe sensin e humorit.