Soni Malaj rrëfen vështirësitë e karrierës së saj: M’u desh shumë punë
Këngëtarja e njohur Soni Malaj ka ndarë me fermerët detaje nga fillimet e karrierës së saj muzikore. Ajo tregon se karriera nuk ka nisur menjëherë si solo.
“M’u desh një vit punë, e kam filluar si grup. Na kanë lënë bashkë, pastaj kemi dalë duke performuar,” ka thënë ajo.
Soni rrëfen se këto përvoja të hershme e kanë formuar si artiste dhe i kanë dhënë bazat e forta për suksesin e mëvonshëm në industrinë muzikore.
Kujtojme se mbremjen e djeshme startoi formati Ferma VIP, kete here nen moderimin e Arbana Osmanit.
Një nga momentet më epike ishte ai i hyrjes së poetes Mimoza Ahmeti. E njohur për thjeshtësinë e saj dhe karakterin e veçantë, Moza, gjatë prime ishte në dilemë nëse spektakli ishte apo jo live.
Por pasi iu komunikua se ishin drejtpërdrejt, ajo vijoi rrugëtimin dhe njohjen me pjesën tjetër të fermerëve. Pas disa minutash, Moza “braktisi” spektaklin dhe u shtri në krevat.
“Jo nuk më flihet. Dua të filtrohem e të takoj veten. Kur mbaron spektaklin? Çfarë po bëni a ka dhe shumë?”, tha ndër të tjera Moza gjatë komunikimit me Arbanën.
FermaVip ka arritur te mbertheje pas ekranit shume adhurues te reality show.
