Sun, Mar 29, 2026

Turneu i peshëngritjes “Open Malta”/ Shkëlqejnë sportistët shqiptarë, sigurojnë medalje

Turneu i peshëngritjes “Open Malta”/ Shkëlqejnë sportistët shqiptarë, sigurojnë medalje
  • PublishedMarch 29, 2026

Ka përfunduar së fundmi turneu i peshëngritjes “Open Malta”, aty ku morën pjesë 8 shtete të Europës.  Sportistët shqiptarë dhuruan paraqitje pozitive, duke siguruar rezultate të mira dhe duke ngritur kështu flamurin kuqezi në Maltë.

Bojken Çela realizoi 5 prova në 52 kg në shkëputje dhe në 65 kg në shtytje. Ai mori  medalje bronzi si sportist i 3-të më i mirë i U15.

Brando Kolaj u shpall kampion i kategorisë 52 kg. Kolaj u vlerësua si i dyti më i miri i moshës U15, duke marrë kështu medalje argjendi.

Trajneri Lorenc Çela shprehet se peshëngritësit në fjalë pretendojnë për medalje ne kampionatin europian që zhvillohet në muajin gusht në Kosovë.