“Nuk jemi në të njëjtin nivel” – përplasje e ashpër mes Blerinës dhe Akilit në Ferma VIP
Tensionet në “Ferma VIP 3” kanë nisur që në ditët e para, duke sjellë përplasje të forta mes konkurrentëve. Një nga debatet më të ashpra është zhvilluar mes Blerinës dhe Akilit, duke nxjerrë në pah antipatitë e para brenda fermës dhe duke krijuar një atmosferë të tensionuar edhe në studio.
E pyetur nga moderatorja Arbana Osmani për dinamikat mes banorëve, Blerina i cilësoi përplasjet si të panevojshme dhe të nxitura nga dëshira për protagonizëm.
Pjesë nga debati:
Arbana: Si kanë qenë këto përplasjet e para?
Blerina: Përplasje të lindura për asgjë, nga protagonizmi i atyre që janë të etur për vëmendje.
Arbana: Kush është i etur për vëmendje?
Blerina: Akili kërkon të dalë në pah me anë të gjërave negative. Ne jemi të gjithë njerëz shumë të dalë në ekran, që kemi shumë gjëra për të humbur jashtë. Ne po transmetojmë art dhe pozitivitet; një njeri që do ta thyejë këtë më duket shumë banal.
Akili: Unë kam bërë pyetje, kam luajtur, kam qeshur; ajo nuk ndodhi as për hatrin tim. As nuk e kisha në qëllimet e mia. Rastisi që ndërhyra diku ku nuk kishte pse të ndërhyhej.
Blerina: Nuk jemi në të njëjtin nivel, zemër, nuk kemi të njëjtin brumë.
Akili: Mos na trego nivelin, zemra ime. Kujt i tregon nivelin? Kush je ti? Kur u bëre ti të tregosh nivelin?
Blerina: Mënyra e komunikimit ndaj një vajze është një ulje.
Arbana: Cila është zanafilla?
Blerina: Unë nuk e njihja.
Arbana: Fol për nivelin, fillo, po dëgjoj nivelin.
Blerina: Nuk e kam njohur kurrë përpara, kemi dy nivele të ndryshme.
Akili: Ti nuk je mirë, çfarë niveli ke ti?
