Mon, Mar 30, 2026

Rogerti: Nëse fitoj çmimin e madh, 20 mijë euro do ia jap këtij banori

Rogerti: Nëse fitoj çmimin e madh, 20 mijë euro do ia jap këtij banori
  • PublishedMarch 30, 2026

Ditën e sotme, fansat e “Big Brother VIP” patën mundësinë të ndjekin një moment të rëndësishëm reflektimi në Dhomën e Rrëfimit. Banori Rogerti foli hapur për marrëdhënien e tij me Mirin, me të cilin fillimisht kishte pasur debate të ashpra dhe mosmarrëveshje. Megjithatë, me kalimin e kohës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, raporti mes tyre ka ndryshuar dukshëm.

Nga akuzat dhe ofendimet e forta, tani duket se mes Mirit dhe Rogertit ka lindur një shoqëri e sinqertë. Në një video të publikuar në Instagram nga llogaria zyrtare e programit, Rogerti ka shprehur ndjesinë se i duket sikur Miri e do atë dhe se dëshiron të qëndrojë pranë tij për të vëzhguar sjelljet e tjerëve në lojë.

Fjalët e tij në dhomë të rrëfimit ishin të qarta: “I sinqertë, i pastër, Miri bën lojën e vet. Mua më duket sikur mua më do. Sinqeritetin e Mirit do e nxjerrë ai vetë, jo unë. Unë nuk ja nxjerr dot, unë vetëm do të rri me të dhe do të vëzhgoj kundërshtarët, ta shoh a po bën ndonjë gjë gabim apo nuk po bën ndonjë gjë gabim, me Selin apo me dikë tjetër.”

Rogerti shtoi se beson se Miri do të shkojë në finale bashkë me të dhe se do të kënaqet pavarësisht rezultatit: “Por Miri do të shkojë në finale bashkë me mua dhe do të kënaqet si e fitoi dhe si nuk e fitoi çmimin, për këtë jam i bindur. Është konkurrencë në fund të fundit. 100 mijë euroshin me ja ruajt djalit, po unë dua edhe për të bërë disa kavalerizëm që dua unë për të bërë.”

Ai nuk la pa përmendur edhe shpërndarjen e mundshme të parave: “Ai e do 100 mijë euro për punë e tij që do e mësojmë, por më shkon në mëndje që e ka për t’a ndarë me pjesëtarët e Dr. Florit që e përgëzoj. Edhe unë e kam deklaruar që po e fitova, 20 mijë euro do ja jap unë atij.”