Mon, Mar 30, 2026

Upss! Arbana me thumba për formatin rival, “BBVA”! Çfarë tha ajo në “Ferma VIP”?

Upss! Arbana me thumba për formatin rival, “BBVA”! Çfarë tha ajo në “Ferma VIP”?
  • PublishedMarch 30, 2026

Nata e dytë e spektaklit “Ferma VIP 3” nisi me tensione të forta, ku përplasjet mes konkurrentëve u bënë protagoniste që në minutat e para. Qendra e vëmendjes ishte debati mes Akilit dhe Blerinës, i cili u intensifikua aq shumë sa moderatore Arbana Osmani u detyrua të ndërhynte për të qetësuar situatën.

Gjatë diskutimit, Blerina kritikoi sjelljen e Akilit, duke theksuar se ndërsa banorët e tjerë kontribuojnë me pozitivitet, art dhe biseda interesante, ai shfaq vazhdimisht një anë negative. Fjalët e saj se “nuk jemi në të njëjtin nivel” ndezën reagimin e Akilit, i cili përsëriste shpesh: “Çfarë niveli jam unë?”, duke anashkaluar pyetjet e moderatores mbi shkakun e sherrit.

Situata u tensionua edhe më shumë, duke detyruar Arbanën të ndërhynte drejtpërdrejt. Moderatorja i tha Akilit: “Nuk po marr përgjigje Akil, po marr ‘ça niveli, ça niveli, ça niveli’, është emision tjetër ai, nuk është ky”. Deklarata e saj u perceptua nga publiku si një “kunjë” e drejtpërdrejtë ndaj formatit rival “Big Brother VIP”, i njohur për debatet e ashpra dhe shpesh përfshirjen e ofendimeve.

Megjithatë, energjia e lartë në puntatën e sotme dhe tensioni i konkurentëve tregojnë se spektakli premton momente të forta dramatike dhe rivalitet të vazhdueshëm mes banorëve, duke e bërë çdo natë të pasur me emocione për publikun.