Mon, Mar 30, 2026

Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri
  • PublishedMarch 30, 2026

Ukraina gjendet në të njëjtën situatë me Shqipërinë, pasi trajnerit Segei Rebrov, i përfundon kontrata me mbylljen e këtij edicioni të Botërori. Situatë në të cilën gjendjet edhe trajneri Silvinjo, kontrata e të cilit me kuqezinjtë mbyllet në korrik.

Por ndryshe nga braziliani i cili ka deklaruar se do të presë pasi të mbarojë kontrata për të vendosur nëse do të kërkojë bisedime për rinovimin me FSHF apo jo, Rebrov duket se ka shprehur gatishmërinë që të firmosë menjëherë një kontratë të re.

Edhe pse ky edicion për Ukrainën u cilësua i dështuar me eliminimin nga play-off, Rebrov i ka bërë të ditur Federatës Ukrainase nëpërmjet përfaqësuesve të tij se është gati të ulet në tavolinë për të firmosur zgjatjen e marrëveshjes për një tjetër edicion.

Tani është në dorën e Andrij Shevçenko për të vendosur apo nëse do të vazhdojë bashkëpunimin me Rebrov, apo nëse do të kërkojë një tjetër trajner për të marrë drejtimin e përfaqësueses së vendit të tij.