Frederik Ndoci për Moza Ahmetin: E kam dashur dhe e dua…
Mimoza Ahmeti u zgjodh e preferuara e publikut në mbrëmjen e djeshme të Ferma VIP 3, duke qenë kështu në qendër të vëmendjes dhe duke u kthyer në një nga personazhet më të komentuara të momentit. Për ish-fermerin Frederik Ndoci, Ahmeti ka qenë një personalitet i spikatur që prej viteve ’90, të cilën e vlerëson për origjinalitetin dhe mënyrën e saj të drejtpërdrejtë të shprehjes. I ftuar në studion e emisionit Living Day, ai u shpreh se Moza Ahmeti është një figurë që i duhet shoqërisë. Ndoci u ndal gjithashtu edhe te eksperienca e tij në Ferma VIP 2, ku theksoi se shpesh i është druajtur reagimeve të konkurrentëve të tjerë.
Pjesë nga biseda:
Ndoci: Moza Ahmetaj ka qenë personalitet që prej viteve ’90, që kur e kam njohur unë me krijimtaritë e para të saj poetike. Më ka befasuar me mënyrën e shfaqjes së saj pa drojtje. Pa komplekse. Perfekte. I duhet shoqërisë për të ecur përpara, sidomos femrave.
Lahe: Në vetëm 3 ditë u kthye në një fenomen. Nëse hap cilido rrjet social, kudo sheh Mozën, është në çdo postim. Ka pasur një shpërndarje të jashtëzakonshme të personazheve të njohur e më pak të njohur. Të gjithë e deshën Mozën.
Ndoci: Unë e kam dashur dhe e dua.
Lahe: Edhe ne.
Ndoci: Moza ngelet e madhe, edhe nëse nuk kishte hyrë aty brenda.
