Grupi i kuq humbet sfidën në “Ferma VIP”, këta dy banorë në nominim kokë më kokë!
Në episodin e fundit të “Ferma VIP 3”, dy fermerët Xhesi Loci dhe Dj FairFax dolën më pak të preferuar nga publiku dhe humbën sfidën, duke shkuar direkt në nominim kokë më kokë. Kjo do të thotë se njëri prej tyre do të largohet nga gara këtë të premte, ndërsa tjetri do të vazhdojë rrugëtimin për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Në nisje të spektaklit, moderatorja Arbana Osmani hapi televotimin për të përcaktuar fermerin më të preferuar nga publiku. Me shumicë votash, e preferuar u shpall poetja Mimoza Ahmeti, ndërsa më pak të votuar ishin Xhesi Loci, Dj FairFax, Khuba dhe Dona. Si fermerja më e preferuar, Moza organizoi grupet për sfidën: Xhesi dhe Dj FairFax u vendosën në grupin e kuq, ndërsa Khuba dhe Dona në grupin blu.
Pas përballjes, grupi blu arriti të mbërrijë i pari pranë pikës së “finishit”, duke i bërë Xhesin dhe Dj FairFax të përjetojnë një javë të tensionuar, ku e ardhmja e tyre në fermë do të varet nga votat e publikut. Ky moment ka rritur pritshmëritë dhe emocionet në studio, ndërsa ethet e televotimit kanë nisur.
Publiku ka tani fuqinë vendimtare për të përcaktuar se cili prej dy konkurentëve do të largohet nga “Ferma VIP 3” dhe cili do të vazhdojë garën për titullin dhe çmimin e madh. Tensioni, emocionet dhe surprizat janë garantuar për këtë të premte, duke e kthyer momentin e televotimit në një nga episodet më të ndjekura dhe të komentuarat të sezonit.
