Alvisa Qarri zbulon gjininë e fëmijës së saj të parë: Djalë apo vajzë?
Vetëm pak javë pasi ndau me publikun lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël, ish-konkurrentja e programit “Për’puthen”, Alvisa Qarri, ka përjetuar një tjetër moment emocionues.
Ajo ka zbuluar më në fund gjininë e fëmijës së saj të parë, duke e ndarë këtë gëzim të madh me të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Alvisa ka publikuar pamje nga festa e organizuar posaçërisht për zbulimin e gjinisë.
Në një ambient të kuruar me shumë finesë, të rrethuar nga tullumbace të bardha dhe dekore, çifti zbuloi se së shpejti do të bëhen prindër të një vajze.
Vetë Alvisa e ka konfirmuar lajmin e ëmbël përmes mbishkrimit të saj, ku shprehet: “Një princeshë po vjen në jetën tonë”.

Seksioni i komenteve është mbushur me fjalë të ngrohta, dhe duke i uruar ardhje të mbarë dhe shëndet të plotë të voglës që pritet t’i shtohet familjes.
Ky moment i veçantë është përshëndetur me emocione të hapura dhe ka rikthyer buzëqeshje tek ndjekësit e Alvisës, të cilët e kanë shprehur gëzimin e tyre për lajmin e lumtur.
Momenti i zbulimit të gjinisë së fëmijës shënon një kapitull të ri dhe të veçantë për Alvisën dhe familjen e saj, duke i hapur rrugë një periudhe të mbushur me gëzim dhe pritje të ëmbël.
