E papritur! Moza largohet nga “Ferma VIP”?
Një postim i papritur në Instagram ka shkaktuar trazira te fansat e Mimoza Ahmetit, personazhit më viral të “Ferma VIP 3”. Mëngjesin e sotëm, në llogarinë e saj zyrtare u publikua një grafikë ku shfaqej fotoja e Mimozës me mbishkrimin: “MIMOZA Largohet nga Ferma VIP”, duke ngritur menjëherë dyshime mbi përfundimin e rrugëtimit të saj televiziv në mënyrë kaq befasuese.
Postimi shkaktoi panik dhe reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët filluan të pyesnin nëse largimi ishte i vërtetë. Për disa minuta, rrjeti social u mbush me komente dhe spekulime rreth situatës.
Megjithatë, shpejt u bë e qartë se gjithçka ishte një rreng i përgatitur nga stafi i saj në Instagram, për të shënuar 1 Prillin, Ditën Ndërkombëtare të Gënjeshtrave. Ky “ngacmim” virtual arriti qëllimin e tij, duke trazuar pak ujërat në rrjet dhe duke dhuruar moment surprize ndjekësve.
Fansat mund të marrin frymë lirisht: Mimoza vazhdon të qëndrojë brenda në fermë, e gatshme për të dhuruar humor, batuta të forta dhe situata komike që bëjnë xhiron e rrjetit. Rrjeti social i Mimozës tregoi edhe njëherë fuqinë e tij për të krijuar emocione të forta dhe për të mbajtur publikun të angazhuar.
Postimi i shpërndarë në llogarinë personale të fermeres:![]()
