Kosova, Gallapeni: Zhgënjim i madh, do rikthehemi më të fortë
Kosova i dha ëndrrës Botëror, teksa humbi 1-0 ndaj Turqisë në finalen e Play Off të Botërorit. Mbrojtësi i dardanëve, Dion Gallapeni ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shpreh zhgënjimin e tij.
“Nuk ia dolëm, por kjo nuk na ndal. Është një humbje që dhemb, sepse dhamë gjithçka në fushë dhe besuam deri në fund.
E ndjej zhgënjimin e secilit prej jush, por këto momente na bëjnë më të bashkuar, më të uritur për suksese dhe më të vendosur për të mos u dorëzuar kurrë. Faleminderit për mbështetjen, ju premtoj se do të rikthehemi më të fortë dhe do të luftojmë deri në fund për çdo ëndërr që kemi nisur së bashku”, shkruan Gallapeni.
