“E kam parë 7 herë!”/ Kylie Jenner habit me rrëfimin për filmat e Chalamet
Kylie Jenner ka ndarë detaje të reja dhe mjaft interesante për partnerin e saj, aktorin e njohur Timothée Chalamet, duke zbuluar edhe filmin e tij të preferuar.
Gjatë episodit të parë të podkastit “Big Bro with Kid Cudi”, biznesmenia dhe ylli i reality show-t u ndal te karriera filmike e partnerit të saj, duke pranuar se e ka të vështirë të zgjedhë vetëm një projekt të preferuar prej tij.
“Është e vështirë për mua të zgjedh sepse i dua të gjitha,” u shpreh Kylie, duke shtuar se filmi “Call Me by Your Name” mbetet për të një nga më të veçantët. “Është pothuajse filmi perfekt. Është thjesht perfekt,” tha ajo, duke e vlerësuar maksimalisht këtë projekt.
Megjithatë, ajo nuk la pa përmendur edhe suksesin e madh të “Dune”, një tjetër film ku Chalamet ka marrë vëmendje të jashtëzakonshme në Hollywood.
Një moment që tërhoqi vëmendje gjatë bisedës ishte edhe rrëfimi i Kylie-t për filmin “Wonka”. Ajo zbuloi se e ka parë këtë film plot shtatë herë, duke treguar kështu mbështetjen dhe admirimin e saj për partnerin.
“E pashë shtatë herë,” tha ajo, ndërsa moderatori Kid Cudi kujtoi se ata e kishin parë bashkë filmin. Kylie shtoi me humor se nuk kishte qenë e pranishme në shfaqjen e tij, por e mbante mend mirë momentin kur filmi u prezantua në skenë, duke e cilësuar si një eksperiencë argëtuese.
