Thu, Apr 2, 2026

Shoqja e Jonidës zbulon të vërtetën mbi marrëdhënien me Sonin, a ka konflikt mes tyre?

Shoqja e Jonidës zbulon të vërtetën mbi marrëdhënien me Sonin, a ka konflikt mes tyre?
  • PublishedApril 2, 2026

Dy këngëtaret e njohura shqiptare, Soni Malaj dhe Jonida Maliqi, tërhoqën menjëherë vëmendjen e publikut sapo u bënë pjesë e spektaklit më të madh televiziv në Shqipëri, Ferma VIP 3.

Së fundmi kanë qarkulluar thashetheme se mes tyre mund të ketë pasur pakënaqësi ose përplasje. Megjithatë, shoqja e ngushtë e Jonidës prej 9 vitesh, Klodiana Ismailaj, e ftuar në emisionin LIVING DAY me moderatoren Brunilda Lahe, ka hedhur dritë mbi të vërtetën. Ajo tha se nuk ka dëgjuar kurrë nga Jonida që të ketë pasur ndonjë konflikt me Soni Malajn.

Pjesë nga biseda:

Brunilda Lahe: A është e vërtetë se ka një konflikt mes saj edhe Sonit, është komentuar shumë gjatë këtyre ditëve?

Klodiana Ismailaj: Unë duhet ta kisha ditur. Unë jam 9 vite shoqaj e Jonidës, dhe këtë gjë nuk ma ka thënë që ka patur një konflikt.

Ndërsa gazetari Meridian Ramçaj shtoi se mes artistëve ka gjithmonë debate, por në këtë rast mediat i kanë ekzagjeruar situatat:

Meridian Ramçaj: Bruna, po më thuaj një artist që ka nuk ka patur një debat a një konflikt me një koleg, të cilën mediat më pas e kanë hiperbolizuar. Pjesa më e madhe aty kanë patur pakënaqësira aty kur kanë qenë jashtë.

Klodiana Ismailaj: Do ta shohim, mbetet për tu parë.

Meridian Ramçaj: Për atë punë janë.

Klodiana Ismailaj: Por unë si e sinqertë që jam, nuk e di të ketë patur.