Telashe në Turqi, portieri përfundon në spital pas ndeshjes me Kosovën
Ugurcan Çakir ka përfunduar në spital, ndërsa ndeshja e fundit që luajti ishte pikërisht ajo ndaj Kosovës. Për portierin e Turqisë dhe Gallatasarajt raportohet një infeksion viral, ndërsa ishte i nevojshëm hospitalizimi i tij.
Çakir duhet të kalonte natën në spital, teksa gjendja e tij po monitorohet. Dilema e madhe është nëse do të jetë i gatshëm për të shtunën.
Telashet janë të mëdha për Gallatasarajn, që është para sfidës delikate me Trabzonsporin. Ky takim është rezervuar për datën 4 prill, ndërsa luftohet për titullin kampion.
Në këtë takim ndërkohë do të luajë Ernest Muçit. Ky i fundit është treguar i gatshëm te Trabzonspori, edhe pse nga Kombëtarja u raportua largimi për shkak dëmtimi.
