Thu, Apr 2, 2026

Tirana, Shehi: Jemi gati, duam 3 pikët ndaj Flamurtarit

Tirana, Shehi: Jemi gati, duam 3 pikët ndaj Flamurtarit
  • PublishedApril 2, 2026

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi doli në konferencë para ndeshjes ndaj Flamurtarit.

“Pushimi i kombëtareve mund të ketë ndikuar deri-diku te rikuperimet e Xhixhës dhe Tabekou, për arsye dëmtimi që ata kishin. Kurse përsa i përket ecurisë, kur e ke një ecuri të mirë, do që ta kesh ndeshjen e radhës sa më afër.

Ndeshja me Flamurtarin? Dihet që është sfidë shumë e rëndësishme për ne. Ata janë një kundërshtar që duan të bëjnë mirë. Tirana dhe Flamurtari janë dy skuadra me histori, fanelë të rëndë dhe që i kanë dhënë shumë futbollit shqiptar. Mendoj se do jetë ndeshje e luftuar dhe e bukur për t’u parë.

Gjendja e skuadrës mendoj se është e mirë. Presioni është i pranishëm si të jesh në pjesën e sipërme të tabelës, ashtu edhe në pozitat e fundit. Ndoshta kur je poshtë, për shkak të historisë, fanelës së Tiranës, ndoshta e shton pak presionin, sepse nuk është mësuar në ato pozicione.

Duhet të jemi me kokën e qetë dhe iden se çdo ndeshje do te jetë finale, duke filluar që nesër. Është moment i rëndësishëm dhe për shkak të vazhdimësisë. Kemi marrë maksimumin ndaj dy rivalëve direkt në renditje. Momet i rëndësishëm ky i tanishëm, ama jo vendimtar.

Nuk duhet të fokusohemi se kush mungon apo kush jo. Përqendrim maksimal te ajo se çfarë duhet të bëjmë në fushë. Kanë mbetur vetëm 7 finale dhe njëra nga to është nesër.

Shpresoj të marrim më të mirën e mundshme kundër Flamurtarit”.