Sharon Stone zbuloi se cili aktor puth më mirë në Hollywood
Aktorja e njohur boterore Sharon Stone ka bërë një zbulim rreth aktorit që ajo e përshkroi si puthësi më i mirë në Hollywood . Duke folur në emisionin “Radio Andy” të SiriusXM të mërkurën, aktorja 68-vjeçare përshkroi se si puthja që mori nga aktori “e la pa fjalë”. Sipas Sharon Stone, titulli i personit që puth më mirë në Hollywood duhet t’i shkojë Robert De Niros.
Skena, për të cilën ajo tha se “më dukej sikur po bija nga këpucët”, ishte në filmin e vitit 1995 “Casino”.
Duke përshkruar përvojën e puthjes nga De Niro, aktorja e njohur Sharon Stone tha: “Ne e bëmë këtë skenë ku duhet të shkoj në banjo, e kërkova të më jepte para. Ai më dha këto para dhe unë e shikova dhe i thashë: ‘Vërtet? Mendoj pak më shumë se 50 dollarë për banjon’ dhe ai zgjati dorën dhe më dha, rreth 100 dollarë, dhe pastaj u përkula dhe e putha.”
Pasi De Niro “e la pa fjalë” me puthjen, regjisori i filmit Martin Scorsese u tha dy aktorëve se mund të bënin një version tjetër të puthjes.
“Të dy e shikuam dhe thamë: ‘Po, mendoj se mund të na duhet edhe një’”, tha Sharon Stone duke qeshur.
