A u takua me Malin pas daljes? Stenaldo habit me deklaratën
Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Stenaldo, ka folur së fundmi për një nga raportet më të sinqerta që ka krijuar gjatë eksperiencës së tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. I ftuar në emisionin “E Diell”, ai është ndalur te miqësia e veçantë me Malin, banorin e fundit të eliminuar nga formati, duke e cilësuar këtë lidhje si një nga surprizat më të bukura të këtij rrugëtimi.
Me tone të sinqerta dhe emocionale, Stenaldo ka pranuar se nuk e kishte imagjinuar kurrë që brenda një formati të tillë do të krijonte një lidhje kaq të fortë shoqërore. Madje, ai u shpreh se kishte menduar më shumë për një histori dashurie sesa për një miqësi të tillë.
“Me të thënë të drejtën, më shumë kisha menduar se do martohesha në Big Brother sesa do gjeja një shok si Mali”, u shpreh ai, duke nënvizuar se krijimi i miqësive të vërteta në një ambient konkurrues dhe nën presion të vazhdueshëm nuk është aspak i lehtë.
Stenaldo tregoi se marrëdhënia mes tyre ka qenë e pastër dhe e sinqertë që nga fillimi, duke theksuar se ka vlerësuar shumë karakterin dhe mënyrën se si Mali ka qëndruar në lojë. Sipas tij, ajo që e dallon Malin është fakti që ka ruajtur identitetin e tij pavarësisht presionit për të fituar apo për t’u shfaqur ndryshe për publikun.
“Ne me Malin kemi pasur një marrëdhënie shumë të pastër dhe e kam gjykuar shumë bukur zemrën e tij. E bukura e Malit ishte se, përpara trysnisë për çmimin e madh dhe për të qenë personazh, ai ka ruajtur veten e tij”, shtoi ai.
Miqësia e tyre nuk ka mbetur vetëm brenda mureve të shtëpisë. Stenaldo zbuloi se ata janë takuar edhe pas daljes nga formati, duke vijuar komunikimin dhe duke forcuar raportin e tyre edhe jashtë kamerave.
“Jemi takuar, e kam pritur në studio ditën që doli, kemi folur dhe kemi shumë për të ndarë me njëri-tjetrin”, tha ai, duke lënë të kuptohet se kjo miqësi do të vazhdojë gjatë.
