Sun, Apr 5, 2026

Situatë komike në “Ferma VIP”, Sara Karaj humb unazën… e gëlltit lopa!

Situatë komike në “Ferma VIP”, Sara Karaj humb unazën… e gëlltit lopa!
  • PublishedApril 5, 2026

Një moment sa i papritur aq edhe komik ka ndodhur ditën e sotme në spektaklin “Ferma VIP”, duke sjellë të qeshura dhe reagime të shumta mes banorëve.

Protagoniste e kësaj ngjarjeje të pazakontë është bërë Sara Karaj, e cila ka ndarë episodin me hyrjen më të re në fermë, balerinin Ilir Shaqiri. Teksa po bisedonin së bashku, Sara ka treguar me detaje se si një situatë krejt e zakonshme është kthyer në një incident të papritur.

Sipas saj, gjithçka ndodhi teksa ishte duke ushqyer një prej lopëve me bar. Në momentin që kafsha po i lëpinte dorën për të marrë ushqimin, ajo ka gëlltitur pa dashje edhe unazën që Sara mbante në gisht, duke e lënë këtë të fundit totalisht të surprizuar.

E përballur me një situatë të tillë, që përveçse e pazakontë është edhe mjaft e sikletshme, Sara ka zgjedhur ta marrë me sportivitet dhe humor. Në bisedë me Ilirin, ajo ka bërë edhe një koment që ka shkaktuar të qeshura mes banorëve.

“Duhet të presim tani ta nxjerrë lopa unazën. Tani secili të kontrollojë bajgën,” është shprehur ajo me të qeshur, duke nënkuptuar se për të rikthyer aksesorin e humbur, banorët mund të përballen me një “mision” jo fort të këndshëm.

Mbetet për t’u parë nëse unaza do të rikthehet sërish në duart e Sarës, apo nëse ky incident do të mbetet thjesht një histori qesharake për t’u kujtuar gjatë eksperiencës së saj në “Ferma VIP”.