Ylli i “Vampire Diaries” Candice King martohet në fshehtësi
Candice King, e cila u bë e famshme si Caroline në serialin “The Vampire Diaries”, dhe Steven Kruger ecën drejt altarit në një ceremoni të thjeshtë, larg vëmendjes së publikut.
Çifti u martua në shkurt në një ceremoni private në Tennessee, me vetëm 15 të ftuar, përfshirë fëmijët e aktores dhe të afërm të ngushtë. Edhe pse fillimisht kishin planifikuar një dasmë më të madhe për vjeshtën e vitit 2026, ato i thanë Vogue se planet e tyre ndryshuan kur mësuan se po prisnin fëmijën e tyre të parë.
Kruger zbuloi se ata zgjodhën të festonin gjatë dy ditëve, duke u përqendruar te gjërat bazë, fotot, lulet dhe ushqimi. Nga ana e saj, King foli me humor për vështirësinë e gjetjes së një fustani nusërie që do t’i përshtatej shtatzënisë së saj, duke thënë se donte të ndihej “nuse dhe nënë”, pa ekzagjerim.
Çifti planifikon të organizojë një festë më të madhe dasme në vitin 2026, por për momentin po e shijojnë këtë kohë të veçantë në jetën e tyre, pak para ardhjes në jetë të fëmijës së tyre, i treti për aktoren, pasi ajo ka dy vajza me ish-partnerin e saj dhe muzikantin Joe King, me të cilin u fejua më 29 maj 2013.
