Mon, Apr 6, 2026

Rinovimi mbetet pezull, 5 ekipe angleze futen në garë për Vinicius jr

Rinovimi mbetet pezull, 5 ekipe angleze futen në garë për Vinicius jr
  • PublishedApril 6, 2026

Në Madrid, tifozët, stafi drejtues, të gjithë po përjetojnë një sezon të vështirë. Në pritje për të kuptuar se si do të jetë fundit, drejtuesit e klubit po përpiqen të zgjidhin fillimisht disa çështje brenda shtëpisë. Pa diskutim tema më e nxehtë ka qenë dhe mbetet e ardhmja e Vinicius jr. Është e qartë që Prez nuk dëshiron të privohet nga ylli brazilian, por në të njëjtën kohë as që ka ndërmend të bëjë çmenduri financiare për ta bindur që të qëndrojë në Madrid.

Perez i ka vendosur në tavolinë kontratën e re, me kushte të përmirësuara, por nuk ka ende një përgjigje konkrete nga ana e Vinicius. Sulmuesi brazilian ka një kontratë me Real Madrid të vlefshme deri në 2027, por këtë verë është periudha e duhur për të firmosur një kontratë të re, ose në të kundërt Vinicius do të shitet, pasi Perez nuk dëshiron të projektojë një sezon të ri me yllin e ekipit që futet në vitin që i përfundon kontrata.

Situatën që po kalon Vinicius jr po e ndjekin nga pranë edhe shumë klube të tjera Evropiane, mbi të gjitha në Angli, pasi kanë potencialin ekonomik për të përballur kostot e këtij operacioni. Sipas mediave angleze janë të paktën 5 ekipe “big” në Premier League që janë të gatshme të futen në garë për të siguruar kartonin e Vinicius. Arsenal, Manchester United, Liverpool, Manchester City dhe Chelsea shohin te Vinicius profilin ideal për të investuar. Sigurisht, në këtë garë milionash nuk mungojnë as ekipet nga Arabia Saudite.