Tue, Apr 7, 2026

Mungesa dhe pezullime, Flick me “dhimbje koke”, Atletico sfidon katalanasit

Mungesa dhe pezullime, Flick me “dhimbje koke”, Atletico sfidon katalanasit
  • PublishedApril 7, 2026

Gjithçka gati për një supersfidë në UEFA Champions League, ku Barcelona pret Atlético Madrid në çerekfinalen e parë.

Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick vjen me mungesa të rëndësishme si Raphinha, Frenkie de Jong dhe Christensen, ndërsa disa lojtarë rrezikojnë pezullimin për ndeshjen e kthimit. Kështu Lamine Yamal, Fermín López, Gerard Martín dhe Marc Casadó janë një karton larg pezullimit dhe nëse ndëshkohen në ndeshjen e parë, do të mungojnë në kthim.

Në përballjet direkte, katalanasit kanë epërsi ndaj ekipit të Diego Simeone, por statistikat tregojnë një duel të hapur dhe spektakolar, me shumë gola nga të dyja skuadrat.

Atlético mbetet një kundërshtar i rrezikshëm, sidomos në sulmet nga krahët, ku emra si Antoine Griezmann dhe Julián Álvarez kanë bërë diferencën, duke shfrytëzuar hapësirat në mbrojtjen e lartë të Barcelonës.

Nga ana tjetër, Barcelona synon të shfrytëzojë faktorin fushë dhe cilësinë në sulm për të marrë avantazh përpara ndeshjes së kthimit në Madrid. Një sfidë që premton ritëm, gola dhe emocione, me kualifikimin që pritet të vendoset vetëm në 90 minutat e dyta.