NBA/ Denver siguron Play Off, 9 fitore radhazi për Nuggets, Jokiç realizon “triple-double”
Fitorja e 9-të radhazi në NBA për Denver, që ngjitet në vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit dhe siguron matematikisht fazën play off. Skuadra e Nuggets mundi 137-132 Portland pas kohës shtesë, sfidë ku Nikola Jokic realizoi një “triple double”, me 35 pikë, 14 rebound e 13 asist.
Në Konferencën e Lindjes, ekipi i Detroit qëndron në krye të renditjes edhe pas humbjes 123- 107 në fushën e Orlando. Paolo Banchero me 31 pikë u dallua për vendasit. Fitore në sekondat e fundit për New York, që mundi 108-105 Atlanta, ndeshje ku diferencën e bëri Jalen Brunson me 30 pikë.
Skuadra e San Antonio konsolidon vendin e dytë në perëndim pas fitores 115-102 ndaj Philadelphia. Vendimtar stoli i Spurs, nga ku erdhën 50 pikë. Fitore të thellë korri jashtë fushe skuadra e Cleveland, që triumfoi 142-126 ndaj Memphis. Plot 9 lojtarë të Cavaliers realizuan mbi 10 pikë (Mobley me 24 pikë më i miri).
