Thu, Apr 9, 2026

Goretzka trazon Serie A, përplas Juve dhe Milan në merkato

Goretzka trazon Serie A, përplas Juve dhe Milan në merkato
  • PublishedApril 9, 2026

Leon Goretzka, mesfushori i Bayern Munich, pritet të jetë një nga emrat më të rëndësishëm në merkaton e verës, kjo për një arsye të fortë, në fund të këtij sezoni Goretzka do të largohet falas nga Bayern pasi refuzoi çdo negociatë për të rinovuar kontratën e tij. Prej kohësh, mesfushori është kthyer në një nga emrat më të lakuar në Serie A pasi disa ekipe “big” si Milan e Juve e shohin si përforcimin ideal për sezonin e ri.

Për Igli Taren dhe Allegri-n, Goretzka është profili ideal për t’ia bashkuar Modric dhe Rabiot në mesfushë. Në sytë e Tares, nga Milano në fund të këtij sezoni pritet të largohen lojtarë si Fofana dhe Loftus-Cheek, për të përbnalluar kostot e transferimit të Goretzka-s. Për mesfushorin gjerman, Igli Tare ka gati një kontratë 3-vjeçare dhe 5 milionë euro në vit. Sigurisht, 5 milionë janë shumë për një ekip si Milan, por jo për Goretzkan. Pikërisht paga e tij është edhe pengesa më e madhe në këto negociata.

Jo vetëm Milan, së fundmi një interes të fortë për mesfushorin e Bayern ka shfaqur edhe Juventus. Sipas TuttoSport, “Zonja e Vjetër” është gati t’i ofrojë 7 milionë euro në sezon, plus 10 milionë euro si bonus në momentin e firmës. Sigurisht që për Juves, jo vetëm Goretzka, por e gjithë merkato e verës është e lidhur ngushtë me arritjen e objektivit Champions. Pa Champions, është e vështirë që Juve të investojë shifra të tilla në kuadër të sezonit të ri.

Jo vetëm Milan e Juve, sondazhe për Goretzka-n po kryejnë në distancë edhe ekipe si Inter e Napoli.