Thu, Apr 9, 2026

Mesfushori shqiptar spikati në “play off” për Botërorin, pas tij vendoset ish-klubi i Granit Xhakës në Gjermani

Mesfushori shqiptar spikati në “play off” për Botërorin, pas tij vendoset ish-klubi i Granit Xhakës në Gjermani
  • PublishedApril 9, 2026

Elvis Rexhbecaj po bëhet gati për një aventurë të re, ndërsa kontrata me Augsburg i përfundon në verë. “Kicker” ka publikuar një artikull ku tregon se 28-vjeçari me shumë gjasa do të mbetet në Bundesligë.

Pas Rexhbecajt janë Verder Bremen dhe Borusia Mynshengladbah. Te Mynshengladbah më parë ka luajtur edhe Granit Xhaka, ndërsa interesi u tregua që në merkaton e dimrit.

Rexhbecaj bëri mjaft mirë në mesfushën e Kosovës gjatë muajit mars, edhe pse nuk arrit kualifikimi në Botëror. Turqia mposhti “dardanët” me një gol në stadiumin “Fadil Vokrri”.