Thu, Apr 9, 2026

Te Al Ittihad habisin me vendimin për Mitaj, mbrojtësi i kombëtares sërish jashtë

Te Al Ittihad habisin me vendimin për Mitaj, mbrojtësi i kombëtares sërish jashtë
  • PublishedApril 9, 2026

Për të dytën ndeshje radhazi, Mario Mitaj e pa veten jashtë skuadrës së Al Ittihad. Së fundmi, ai nuk u grumbullua, në takimin e kampionatit arab, të humbur me shifrat 3-4 ndaj Neom.

Vendimi i Conceicaos për ta lënë jashtë duket i çuditshëm, duke marrë parasysh faktin se klubi, një ditë para ndeshjes, publikoi një foto të Mitaj dhe Fabinhos.

“Gati për nesër?”, shkruante Fabinho, ndërsa Mitaj i kthente përgjigje: “Ne gjithmonë jemi gati”. 22-vjeçari, në këtë sezon, ka luajtur 15 ndeshje. Për të, ky është edicioni i dytë me Al Ittihad.