Thu, Apr 9, 2026

VIDEO/ Laçi “rrëmben skenën” në Turqi, gol dhe dy asiste me Rizespor

VIDEO/ Laçi “rrëmben skenën” në Turqi, gol dhe dy asiste me Rizespor
  • PublishedApril 9, 2026

Mesfushori i kombëtares, Qazim Laçi u shfaq protagonist në kampionatin turk me Rizespor, në ndeshjen ndaj Samsunspor. Laçi dhuroi dy asiste, ndërsa shënoi edhe një gol.

30-vjeçari u aktivizua për 70 minuta, ndërsa paraqitja e tij u vlerësua me notën e lartë 9.0. Në sezonin e parë te Rizespor, ai ka luajtur 26 ndeshje dhe ka realizuar 5 gola. Gjithashtu, ai numëron 8 asiste. Kujtojmë që Qazim Laçi ka kontratë 3 vjeçare me skuadrën turke të Rizespor.