Sat, Apr 11, 2026

VIDEO/ Gol për panoramë i Uzunit, sulmuesi i kombëtares shënon në MLS

VIDEO/ Gol për panoramë i Uzunit, sulmuesi i kombëtares shënon në MLS
  • PublishedApril 11, 2026

Myrto Uzuni ka shënuar gol për Austin Fc në MLS, në humbjen 1-2 ndaj Los Angeles Galaxy. Në minutën e 85-të, me një goditje mjaft të bukur, sulmuesi kuqezi çoi topin në rrjetë.

Në këtë ndeshje, futbollisti ishte titullar dhe paraqitja e tij u vlerësua me notën 7.2.

Në këtë sezon, ai ka luajtur 7 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola. Për të, ky është edicioni i dytë me fanellën e Austin Fc.

Në sezonin e parë me këtë ekip, Uzuni “tundi rrjetën” 6 herë në 29 ndeshje.