Vijon të jetë i dëmtuar, Ernest Muçi jashtë listës për sfidën ndaj Alanyaspor
Ernest Muçi vijon ende të qëndrojë jashtë fushave të blerta. Mesfushori i kombëtares shqiptare u dëmtua një ditë para testit miqësor të 31 Marsit mes Shqipërisë dhe Ukrainës dhe duket se ende nuk ka rikperuar. Muçi nuk ishte i gatshëm në supersfidën e javës së kaluar mes Trabzonspor dhe Gallatasaray, ndërsa do të mungojë sërish edhe në sfidën e së shtunës ndaj Alanyaspor.
Klubi ka zyrtarizuar listën me lojtarët e gatshëm, ndërsa Muçi nuk ia doli. Mesfushori me tipare sulmuese u paraqit në seancën e djeshme stërvitore, për të testuar veten. Në fund, rezulton që është shpejt për t’u rikthyer në fushë. Kujtojmë që Trabzonspor luan shanset për titullin kampion, teksa aktualisht regjistron 4 pikë më pak se Gallatasaraj i vendit të parë.
