“Pres ndeshje ndryshe”, Flick: Jemi të motivuar, kualifikimi në duart tona
Tekniku i Barcelonës, Hansi Flick bëri vlerësimin e tij para ndeshjes ndaj Atletico Madrid, takim ky i vlefshëm për Champions.
“E vërteta është se nuk jam i sigurt, por kam ndjesinë se kjo ndeshje do të jetë krejtësisht ndryshe, sepse atmosfera në stadium do të jetë krejt tjetër. Tifozët e dinë se çfarë po ndodh dhe çfarë kërkohet. Do të jetë e vështirë për ne, por sigurisht që unë besoj te ekipi im dhe besoj se mund ta përmbysim rezultatin. Është e mundur, pse jo? Ky është fokusi ynë. Do të përballemi me një Atletico të fortë, që ka lojtarë të shkëlqyer në sulm. Na duhet një mbrojtje shumë stabile, por njëkohësisht duhet të jemi të guximshëm në sulm”.
“Duhet të sulmojmë, të bëjmë presion dhe të shfrytëzojmë çdo mundësi. Kjo ishte diferenca në ndeshjen e parë mes nesh dhe atyre. Në fund, nesër mund të jetë një histori krejt tjetër, dhe atëherë do të jem i lumtur”. Atletico ka fituar 0-2 në ndeshjen e parë.
