Mon, Apr 13, 2026

Soni Malaj vendos “pikat mbi i” për raportin me Jonidën: Kemi qenë në një festival…

Soni Malaj vendos “pikat mbi i” për raportin me Jonidën: Kemi qenë në një festival…
  • PublishedApril 13, 2026

Pjesëmarrja e dy këngëtareve të njohura, Soni Malaj dhe Jonida Maliqi, në spektaklin Ferma VIP ka ndezur menjëherë interesin e publikut, por edhe një valë spekulimesh për një konflikt të mundshëm mes tyre. Që në momentin kur u konfirmua se do të ishin pjesë e të njëjtit format, rrjetet sociale u mbushën me aludime për një përplasje të vjetër mes dy artisteve.

Fillimisht, gjatë ditëve të para në fermë, dy këngëtaret u shfaqën në një raport korrekt dhe të qetë, duke mos dhënë asnjë shenjë tensioni. Megjithatë, një moment gjatë prime-it, ku pati një ndërhyrje që u interpretua ndryshe nga publiku, mjaftoi për të rindezur thashethemet dhe për të ngritur dyshime për një krisje në marrëdhënien e tyre.

Por Soni Malaj ka vendosur të reagojë dhe të sqarojë situatën njëherë e mirë. Gjatë një bisede me banorët brenda fermës, ajo i ka hedhur poshtë kategorikisht të gjitha pretendimet për konflikt me Jonida Maliqin, duke i cilësuar këto zëra si të pavërteta dhe të krijuara artificialisht.

“Kureshtja në këtë moment është te unë dhe Jonida. Këtë gjë e kanë stisur për konflikt. Kemi qenë në një festival dhe nuk ka pasur asgjë. Ka pasur zero konflikt nga jashtë. Është diçka e stisur kot”, u shpreh këngëtarja, duke theksuar se nuk ekziston asnjë problem mes tyre.

Me këtë deklaratë, Soni Malaj duket se synon të shuajë çdo aludim dhe të qartësojë publikun se dinamika mes saj dhe Jonidës nuk është ajo që po përflitet jashtë. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse rrjedha e lojës në Ferma VIP do të ndryshojë raportin mes tyre apo do të konfirmojë se gjithçka ka qenë thjesht një “dramë” e krijuar nga jashtë.