Sun, Apr 19, 2026

Bashkëshortja e Mirit flet për Selin: Ajo që më ka lodhur…

Bashkëshortja e Mirit flet për Selin: Ajo që më ka lodhur…
  • PublishedApril 19, 2026

Bashkëshortja e Mirit, një prej figurave më të ndjekura gjatë këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania 5”, ka ndarë për herë të parë hapur përjetimet e saj rreth finales dhe gjithë periudhës së spektaklit.

Ndërsa publiku ishte i fokusuar te rrugëtimi i Mirit brenda shtëpisë, për të sfida ka qenë krejt tjetër. Ajo ka treguar se momentet më të vështira nuk lidhen me lojën apo raportet e krijuara aty brenda, por me reagimet që vinin nga jashtë, sidomos në rrjetet sociale.

Një nga temat që mori më shumë vëmendje gjatë këtij sezoni ishte afrimiteti i Mirit me Selinin, çka solli një valë komentesh dhe diskutimesh online. Megjithatë, ajo thekson se në asnjë moment nuk ka pasur dyshime ndaj partnerit të saj.

“Vështirësia më e madhe kanë qenë komentet edhe urrejtja jashtë Big-ut, me Selin dhe Mirin nuk jam mërzitur. Do kisha gënjyer nëse do të thoja që nuk jam prekur nga komentet. Unë kam pasur absolutisht besim te Miri. Vështirësia më e madhe kanë qenë komentet edhe urrejtja jashtë Big-ut, me Selin dhe Mirin nuk jam mërzitur. Do kisha gënjyer nëse do të thoja që nuk jam prekur nga komentet. Unë jam mësuar nga politika që lexon pak dhe kalon, unë s’kam pasur dyshuar në asnjë moment te Miri. Mesazhi që kam për teleshikuesit është që të mendojnë para se të shkruajnë një gjë, se nesër mund të jeni ju që mund të ofendoheni. Secili ka jetën e vet; para se të hapni gojën, mendohuni një herë, pastaj shkruani. Ka qenë eksperienca e jetës dhe nuk do ta harroj kurrë këtë gjë, edhe unë mendoj se do të jetë mirë në fund fare”, u shpreh gruaja e Mirit.

E njohur tashmë me presionin që vjen nga ekspozimi publik, ajo shton se mundohet të ruajë qetësinë dhe të mos ndikohet nga çdo kritikë, por njëkohësisht apelon për më shumë përgjegjësi në komunikimin online.