Tue, Apr 21, 2026

Koreografi speciale, tifozët e Mallorcas nderojnë Muriqin: Ishulli i Piratit

Koreografi speciale, tifozët e Mallorcas nderojnë Muriqin: Ishulli i Piratit
  • PublishedApril 21, 2026

Një moment i veçantë u pa para ndeshjes së La Liga mes Mallorcas dhe Valencias. Në stadiumin e vendasve u shpalos një koreografi, në nderim të sulmuesit dardan Vedat Muriqi. Aty shkruhej “Ishulli i Piratit”, një dedikim i drejtpërdrejtë për Muriqin, i cili në këtë sezon është golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga me 21 gola.

Kjo koreografi elektrizoi stadiumin, duke i dhënë një tjetër dimension kësaj përballjeje të kampionatit spanjoll. Ky gjest i tifozëve është një dëshmi e qartë e lidhjes së fortë që është krijuar mes Muriqit dhe klubit të Mallorcës.