Tue, Apr 21, 2026

Një mbyllje sezoni si protagonist për Hysajn, pritet në fushë për ndeshjen më të rëndësishme

Një mbyllje sezoni si protagonist për Hysajn, pritet në fushë për ndeshjen më të rëndësishme
  • PublishedApril 21, 2026

Elseid Hysaj ka kaluar një sezon shumë të vështirë në radhët e Lacios, pasi aktivizimi i tij ka qenë me pikatore nga bardhekaltrit të cilët e nxorën disa herë jashtë ekipit për shkak të zgjedhjeve të klubit që kërkonte ta largonte. Por në fund të sezonit, Lacio ka kthyer përsëri sytë nga mbrojtësi i Kombëtares shqiptare.

Ai u shfaq në fushën e lojës në minutat e fundit të duelit ndaj Napolit dhe mund të jetë protagonist edhe në ndeshjen e mesjavës në Kupën e Italisë, ku Lacio do të synojë kualifikimin në finale pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë.

Lazari dhe Marusiç, dy anësorët e mbrojtjes, kanë probleme fizike ndaj eksperienca e Hysajt mund të jetë e nevojshme në fushë për këtë duel delikat. Te Lacio e vlerësojnë si sfida më e rëndësishme e sezonit, pasi mund t’u hapë dyert e finales e njëkohësisht pjesëmarrjes në kompeticionet europiane.