Fri, Apr 24, 2026

Ftesë “speciale” për Italinë në Botëror, SHBA reagon zyrtarisht

Ftesë “speciale” për Italinë në Botëror, SHBA reagon zyrtarisht
  • PublishedApril 24, 2026

Shanset për të parë Italinë në Botërorin “FIFA2026” janë thuajse zero, kjo pasi edhe karta politike po zbehet gjithnjë e më shumë. Për të mbyllur një tjetër dritare Italisë ka menduar Marco Rubio, Sekretari i Shtetit në SHBA, me këtë të fundit që theksoi se askush nuk ia mohon të drejtën Iranin për të qenë në Botëror:

“Asnjë komunikim nga ana jonë, asnjë deklarate nga ne, nuk ka thënë që Irani është i ndalur të vijë në SHBA. Nuk e di nga vijnë këto zëra. Atletët janë të lirë të vijnë, por sigurisht, ne nuk dëshirojmë persona të lidhur me Pasdaran, trupat e Gardës Revolucionare Islamike”, u shpreh Marco Rubio.

Kjo deklaratë e Sekretarit të Shtetit vijnë menjëherë pasi Paolo Zampollini, i dërguar i presidentit Donald Trump, në një intervistë për “Financial Time” kishte deklaruar se i kishte kërkuar presidentit të SHBA dhe presidentit të FIFA-s të ftonin Italinë në vend të Iranin. Pavarësisht këtyre kërkesave të vazhdueshme nga ana e politikës, në Itali, protagonistët e futbollit janë totalisht kundër kësaj ideje.