Mou “ndez” Madridin, projektohet rikthimi i bujshëm, edhe Mbappe i jep “like”
Në Madrid, fundi i këtij sezoni, ose më saktë, projektimi i sezonit të ri, pritet të jetë një nga çështjet më të nxehta, kjo pasi presidenti Perez ka vendosur edhe një herë të ndryshojë trajner. Alvaro Arbeloa nuk bindi kurrë, pritet vetëm fundi i sezonit për të konfirmuar largimin e tij nga ekipi i parë. Kjo është e sigurt, por është totalisht e paqartë se kush do të jetë pasuesi i tij.
Këtë periudhë kanë qarkulluar emra pafund, kandidatë “big”, por së fundmi një emër mbi të gjithë po fiton shumë kuota, bëhet fjalë për Jose Mourinho-n. Me anë të menaxherit të tij, Jorge Mendes, Jose Muorunho ka lënë të kuptohet se është i hapur për një rikthim të bujshëm në Madrid. Nuk do të ketë asnjë pengesë për këtë transferim te Reali, pasi AS ka zbuluar se Mourinho ka të përfshirë një klauzolë në kontratë që e lejon të largohet nga Benfica në fund të këtij sezoni, pa kosto dhe pa pengesa.
Për të ndezur edhe më shumë këtë opsion, rikthimin e Mpurinho-s në krye të Real Madrid, ka menduar edhe Kylian Mbappe. Lajmi se Mourinho është një opsion për Real Madrid, i bërë shpërndarë edhe nga faqja “Score 90”, ka marrë në mënyrë të papritur edhe një “like”, një pëlqimin, nga Kylian Mbappe, një detaj që pa diskutim nuk mund t’i shpëtonte mediave. Ky “live” është interpretuar si një aprovim i “gjelit” francezit, me këtë të fundit që i ka dhënë dritën jeshile transferimit të Mbappe.
