Mon, Apr 27, 2026

Humbet Botërorin, dëmtim i rëndë për Xavi Simons: Jeta është e padrejtë, më është thyer zemra

Humbet Botërorin, dëmtim i rëndë për Xavi Simons: Jeta është e padrejtë, më është thyer zemra
  • PublishedApril 27, 2026

Një tjetër futbollistë me peshë humbet botërorin për shkak dëmtimi. Bëhet fjalë për holandezin e Tottenham Hotspur, Xavi Simons. I dëmtuar në gjurin e djathtë të shtunën, mesfushori ka njoftuar se sezoni i tij ka përfunduar dhe si pasojë do të humbasë edhe pjesëmarrjen në FIFA World Cup në SHBA.

“Thonë se jeta mund të jetë e padrejtë, dhe kështu po ndihem tani. Sezoni im ka përfunduar papritur dhe po përpiqem ta pranoj. Sinqerisht, më thyen zemrën,” ka shkruar 23-vjeçari në rrjetet sociale.

Simons, i cili dyshohet se ka pësuar një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar në gju, u detyrua të largohej nga fusha duke çaluar gjatë ndeshjes së fituar 1-0 nga Tottenham Hotspur ndaj Wolverhampton Wanderers, një fitore e rëndësishme në garën për mbijetesë në Premier League.