Mon, Apr 27, 2026

Rikthehet Dukati, Aleks Markez dominon Çmimin e Madh të Spanjës

Rikthehet Dukati, Aleks Markez dominon Çmimin e Madh të Spanjës
  • PublishedApril 27, 2026

Çmimi i Madh i Spanjës në MotoGP solli rikthimin e Dukatit te fitorja pas dominimit të fundit të Aprilias. Aleks Markez ishte protagonisti kryesor, duke fituar në Herez dhe duke regjistruar suksesin e tij të katërt në klasin “premier”. Spanjolli mori kryesimin që në xhiron e dytë, pasi parakaloi vëllain e tij Mark Markez. Ky i fundit, pasi fitoi Sprintin të shtunën, u rrëzua në kthesën 11 dhe doli nga gara pa dëmtime.

Në vendin e dytë u rendit Marko Bexeki, i cili administroi me qetësi garën deri në fund. Italiani përballoi presionin fillestar të Horge Martinit dhe më pas atë të Fabio Di Xhanantonios. Ky i fundit u ngjit në podium, duke i dhënë ekipit VR46 një tjetër rezultat të rëndësishëm. Martin e mbylli garën në vendin e katërt pas një nisjeje shumë të mirë.

Ai Ogura plotësoi pesëshen e parë, duke kaluar në fund shokun e skuadrës Raul Fernandez. Aprilia vendosi katër motorë në gjashtë vendet e para të renditjes. Johan Zarko u rendit i shtati, ndërsa Enea Bastianini i teti me KTM Tech3. Pas tyre u pozicionuan pilotët zyrtarë të KTM, Pedro Acosta dhe Brad Binder. Gara u mbyll para kohe për italianët Françesko Banjaja dhe Lorenco Savadori. Në renditjen e përgjithshme, Bexeçhi kryeson me 101 pikë, me 11 pikë më shumë se Horge Martin që ndjek në vendin e dytë. Di Xhanantonio ngjitet i treti, duke konfirmuar formën shumë të mirë këtë sezon.