Mon, Apr 27, 2026

Synim është pjesëmarrja në Champions, dy futbollistëve shqiptarë u rinovohet kontrata

Synim është pjesëmarrja në Champions, dy futbollistëve shqiptarë u rinovohet kontrata
  • PublishedApril 27, 2026

Hofenheim po mbyll një sezon mjaft të mirë në Bundesligë. Aktualisht mban vendin e pestë, ndërsa synimi i madh është pjesëmarrja në Champions. Gjatë sezonit kanë bërë mjaft mirë Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, të cilëve u janë besuar kontrata të reja duke përmirësuar kushtet financiare.

Hajdari u zyrtarizua sot deri në vitin 2031. 22-vjeçari është mjaft i rëndësishëm për qendrën e mbrojtjes.

Dhe Avdullahu, moshatar me Hajdarin, pritet të prezantohet me kontratë 5-vjeçare. Për këtë të fundit janë të interesuar Atletiko Madrid dhe Atalanta.

Bashkë u afruan në merkaton e verës. Këto investime rezultuan të duhurat nga klubi gjerman.