Tue, Apr 28, 2026

Reagon për herë të parë Jimmy Kimmel pas skandalit me shakanë për Melania Trump

Reagon për herë të parë Jimmy Kimmel pas skandalit me shakanë për Melania Trump
  • PublishedApril 28, 2026

Gjatë emisionit të tij të së hënës, më 27 prill, Jimmy Kimmel reagoi për herë të parë ndaj polemikës së krijuar rreth një shaka që kishte bërë për Zonjën e Parë, Melania Trump.

Moderatori i “Jimmy Kimmel Live!” sqaroi se komenti i tij i transmetuar më 23 prill ishte një “shaka e lehtë” dhe nuk kishte qëllim nxitjen e urrejtjes apo dhunës, siç ishte interpretuar nga disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe vetë Melania Trump. Megjithatë, ai theksoi se nuk kërkoi falje për vetë shakanë.

Kimmel u ndal më shumë te ngjarja e ndodhur gjatë darkës së Korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë, ku një incident me armë zjarri shkaktoi tension dhe frikë mes të pranishmëve. Ai shprehu keqardhje për situatën, duke thënë se ishte një përvojë traumatike pavarësisht se nuk pati viktima.

“Jam i keqardhur që ju dhe të gjithë në atë sallë kaluat një situatë të tillë,” u shpreh ai gjatë monologut të tij, duke shtuar se një shaka e bërë disa ditë më parë nuk mund të lidhet me ngjarje të tilla serioze.

Reagimet erdhën pasi si Melania Trump ashtu edhe presidenti Donald Trump kritikuan ashpër deklaratat e tij, duke i cilësuar si të papërshtatshme. Trump madje kërkoi që Kimmel të largohej nga televizioni.

Nga ana e tij, Kimmel mbrojti pozicionin e tij, duke theksuar se ka qenë gjithmonë kritik ndaj dhunës me armë dhe se komentet e tij ishin keqinterpretuar. Emisioni i tij vazhdon të transmetohet çdo mbrëmje në ABC.