VIDEO/ Përgjigjet PSG, Kvara vendos ekuilibrat, spektakël në Champions
PSG 1-1 Bayern
Sfida gjysmëfinale e Champions League mes PSG dhe Bayern ka nisur me emocione të mëdha. Ekipi bavarez fitoi një penallti në minutën e 16-të, 11-metërsh i përkthyer në gol nga i zakonshmi Kane. Goditja e saktë e sulmuesit anglez shkoi në rrjetë, ndërsa portieri Safonov u hodh në krahun tjetër.
Ekipi i Kompany iu afrua edhe golit të dytë, por topi u largua fare pranë vijës fatale. Më pas, të besuarit e Enriques u përpoqën që të reagojnë, me Dembele që nuk shfrytëzoi si duhet një rast të artë.
PSG barazoi shifrat falë Kvara-s, i cili realizoi me një goditje të bukur.
