Akuza për ngacmim seksual dhe shpifje, Rebel Wilson në betejë ligjore
Rebel Wilson është përfshirë në një çështje ligjore që ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, teksa ka dëshmuar në një gjyq për shpifje në Sydney. Padia është ngritur nga aktorja Charlotte MacInnes, e cila e akuzon Wilson për deklarata të pavërteta të publikuara në rrjetet sociale gjatë viteve 2024–2025.
Sipas pretendimeve të MacInnes, Wilson kishte postuar në Instagram se producentja Amanda Ghost kishte ushtruar ngacmim seksual ndaj saj dhe se më pas ajo kishte tërhequr ankesën në këmbim të përfitimeve profesionale. Këto akuza janë mohuar kategorikisht si nga MacInnes, ashtu edhe nga Ghost.
Gjatë dëshmisë së saj, Wilson u shpreh se kishte interpretuar disa rrëfime të MacInnes si shenja shqetësimi për sjellje të papërshtatshme, por pranoi se mund të ketë pasur keqkuptime. Nga ana tjetër, MacInnes këmbënguli se nuk ka bërë asnjë ankesë për ngacmim dhe se nuk është ndier e parehatshme në situatat e përmendura.
Aktorja australiane i cilësoi akuzat ndaj saj si “absurde”, duke theksuar se në një karrierë mbi 25-vjeçare nuk ka pasur asnjëherë ankesa për sjelljen e saj në xhirime.
Ky rast zhvillohet paralelisht me një tjetër përballje ligjore në Los Angeles, ku producentët e filmit The Deb e kanë paditur Wilson për çështje financiare, ndërsa ajo ka reaguar me kundërpadi.
Filmi “The Deb” është shfaqur në kinematë australiane në prill 2026, në një kohë kur emri i Wilson vazhdon të jetë në qendër të polemikave.
